#

Trajneret e Grimit

Stafi profesional
#

Sellma Kasumoviq është Make up artistja e njohur ndërkombëtarisht e cila po rikthehet për trajnime në fushën e grimit ekskluzivisht në Vivienne Academy. Sellma vepron në Kosovë dhe në të gjitha vendet e botës. Ajo ka krijuar edhe brendin e saj dhe tashmë ka vite që produktet e saj shiten anë e mbanë botës. Tashmë do të na shpalosë gjithçka para gjeneratave të reja të grimerëve: trendet, teknikat, grimin bazik, profesional artistik, metodat e punës, menaxhimin e biznesit dhe krijimin e imazhit, depërtimin në këtë industri. Sellma do të sjellë eksperiencën e saj dhe do të kujdeset personalisht që ju të zhvilloni aftësitë e juaja në fushën e grimit në Vivienne Academy.

Më Shumë
#

Arbina Latifi është senior make-up artist në studion Sellma. Ka përvojë shumë vjeçare në fushën e grimit, e cila së bashku me Sellmën do të jenë në trajnimet e grimit në Vivienne Academy. Arbina ka përcjellur tetë gjenerata të grimerëve dhe është eksperte në trajnimin e kuadrove të reja në grim. Arbina do të përkujdeset për pjesën praktike të programit, ku do të mbikqyrë dhe vlerësojë kanditatët e ri.

Më Shumë

Trajnerët e Parukerisë

Stafi profesional
#

Kaci Lleshi është stilist i flokëve prej tri dekadash dhe puna e tij artistike njihet ndërkombëtarisht. Kaci ka përvojë disa vjeçare edhe si instruktor i parukerisë. Tanimë do të jetë ekskluzivisht pjesë e Vivienne Academy ku do të ju mësojë gjeneratave të reja të parukerëve larjen-tharjen e flokut, stilimet e thjeshta, ngjyrat dhe frizurat e ndryshme, sjelljen me klientë, menaxhimin e biznesit, punën në recepsion dhe shume detaje tjera. Kaci do të shpalosë detaje nga eksperienca e tij shumëvjeçare e cila e ka bërë në stilistin e suksesshëm që është sot.

Më Shumë
#

Albina Kyqyku është bashkë - instruktore në trajnimin e parukerisë me Kaci Lleshin. Albina ka përvojë 20 vjeçare në fushën e parukerisë ku tash e disa vite punon edhe si instruktore e parukerisë. Ajo do të ndihmojë dhe do të ju lehtësojë nxënien e mësimit duke u demonstruar punën me teknika të lehta dhe do të mbikqyrë punën praktike të kanditatëve të rinjë.

Më Shumë

Trajnerja e Stilimit

Stafi profesional
#

Fjolla Selmani eshte trajnere e stilimit te flokut ne Vivienne Academy. Ndonese vetem 24 vjec ajo ka pervoje gati se nje dekade me stilimin e flokut, per shkak se me stilim eshte marre qysh ne perfundim te shkolles fillore. Ne Vitin 2015, kur ajo ishte maturante, themeloi vendin e e saj te punes ne Viti, per t’u bere stilistja me e re ne moshe me studion e saj, te cilen e nisi vete, nga pika zero. Keshtu, ajo u be inspirim i shume vajzave te reja, te cilat do t’i dedikoheshin pasionit te tyre, per t’u pavaresuar financiarisht dhe te formoheshin ne shume aspekte. Viteve te fundit tek ajo ka nxene vend te vecante puna me studente, per te cilet ajo nuk kursehet aspak dhe ndan gjithcka nga pervoja e saj. Gjithashtu, Fjolla ka perfunduar studimet per Media/Komunikim, ku ne Workshopin e Frizurave, ajo permes armes saj te forte, komunikimit, do te kujdeset qe cdo njohuri e saj te perçohet tek studentet ne menyren me te mire te mundshme!

Më Shumë

Prezentimi i programeve

We are glad to provide these services for your study with perfect planning.
#

GRIM

Qëllimi kryesor i programit të Grimt është zhvillimi i shkathtësive dhe kompetencave të grimerit në përputhje me kërkësa e tregut vendor dhe atij rajonal dhe evropian të punës si dhe bazuar në standardet më të larta evropiane duke i kontribuar në këtë mënyrë zhvillimi ekonomik të vendit por edhe kohezionit social dhe qytetarisë aktive. Programi zgjate 6 jave me instruktore Master Sellma Kasumoviq e cila do të na shpalosë gjithçka rreth trendeve, teknikave, grimit bazik, professional-artistik, pwr metodat e punës, menaxhimin e biznesit dhe krijimin e imazhit dhe depërtimin në këtë industri.

#

PARUKERI

Qëllimi kryesor i programit tw Parukerise është zhvillimi i shkathtësive dhe kompetencave të parukierit në përputhje me kërkësa e tregut vendor dhe atij rajonal dhe evropian të punës si dhe bazuar në standardet më të larta evropiane duke i kontribuar në këtë mënyrë zhvillimi ekonomik të vendit por edhe kohezionit social dhe qytetarisë aktive. Programi i parukerise zgjate 4 muaj me Kaci Lleshin, I cili do të ju mësojë per larjen-tharjen e flokut, stilimet e thjeshta, ngjyrat dhe frizurat e ndryshme, sjelljen me klientë, menaxhimin e biznesit, punën në recepsion dhe shume detaje tjera.

#

STILIM

Trajnimi intensiv i frizurave ka per qellim avancimin e punes se studenteve te cilet paraprakisht kane punuar sado pak me frizura. Mirepo, rezultatet kane tregu qe edhe studentat fillestare kane arritur rezultate te mira. Trajnimi zgjate 10 dite me instruktoren Fjolla Selmani e cila ndane me studentet teknikat e saj te stilimit te cilat i ndihmojne studentet ne realizimin e frizurave dhe e bejne punen e tyre me te lehte dhe frizurat me te qendrueshme.



Regjistrohu

Apliko per tu regjistruar ne Vivienne Academy